Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncel

Kryeministri i vendit tonë Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncel, të cilit ia përcolli falënderimet kryeministrit slloven për urimin për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë, po ashtu edhe për mbështetjen që Sllovenia ka dhënë për perspektiven evropiane të Kosovës. Në takim u theksua se bashkëpunimi ndërshtetëror është në nivel të shkëlqyeshëm, duke shprehur zotimin që ai të thellohet edhe më shumë, veçanërisht në aspektin ekonomik. Ambasadori slloven ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për takimin e fundit me të gjithë ambasadorët e shteteve evropiane, duke e përgëzuar për sinjalin e fuqishëm që e përcolli si kryeministër, për gatishmërinë dhe përkushtimin e Kosovës që të përshpejtojë hapat në implementimin e MSA-së dhe detyrimeve të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: 24 Marsi simbol sakrificës dhe kthesës vendimtare për lirinë e Kosovës

Komandanti i ZOD, tani kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 24 Marsin si një …