leoni

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi thotë se për herë të parë politika po bëhet së bashku përballë Serbisë

Kryeministrit nuk i bën përshtypje aspak nëse vendi ynë humbë territor, ai mendjen e ka tek pasuria e bijve të tij

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi thotë për mediet se Isa Mustafës nuk i bën përshtypje aspak nëse vendi ynë humbë territor ngase mendjen e ka tek pasuria e djemve të tij e jo tek interesi i Republikës sonë. “Për Isa Mustafën Kosova nuk humbë tokë nga demarkacioni, ngase ai e sheh Kosovën me syzet e Malit të Zi. Edhe më herët gjatë karrierës së tij politike ai e ka parë Kosovën si pjesë e Jugosllavisë dhe lëvizjet për çlirimin e vendit i janë dukur gabim dhe të papranueshme. Atij nuk i bën përshtypje aspak nëse vendi ynë humbë territor ngase mendjen e ka tek pasuria e djemve të tij e jo tek interesi i Republikës sonë. Humbjen e territorit përmes demarkacionit tashmë e kanë dëshmuar shumica absolute e ekspertëve më të mirë vendorë (duke përfshirë edhe deputetë të LDK-së) dhe vetëm një kryeministër i shitur dhe i papërgjegjshëm mund të injorojë faktet bindëse që janë dhënë deri tash”, ka thënë Krasniqi. Ai ka shtuar se është e çuditshme se si për Isa Mustafën qenka prioritet miratimi i demarkacionit ndërsa asnjë veprim nuk e ndërmori në luftimin e krimit dhe korrupsionit që gjithashtu është kërkesë e BE-së për liberalizimin e vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku

Sami Lushtaku: Drenica është gati për zgjedhjet, mundësia e kthimit të Thaçit do të bënte revolucion në Kosovë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shprehur besimin …