Haley

Kryetari amerikan, Donald Trump ka pranuar dorëheqjen e ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka pranuar dorëheqjen e ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley. Zonja Haley nuk e konfirmoi lajmin kur u pyet gjatë një vizite sot në Shtëpinë e Bardhë, por një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se ajo ua bëri të ditur vendimin ndihmësve të saj sot në mëngjes. Zëdhënësja e Shtëpisë Sarah Sanders tha se Presidenti Trump dhe zonja Haley pritet të takohen së shpejti. Në një koment Trump shkruante: “Njoftim i rëndësishëm me miken time Nikki Haley në Zyrën Ovale.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Kosovën e vendosëm në hartë me njohje, jo me fotografi

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka publikuar videon e dytë të realizuar me …