Brickos

Abelard Tahiri, ka reaguar pasi dështoi të futet në rend të ditës, rezoluta e PDK-së për Policinë e Kosovës, e përkrahur nga opozita

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i bëri thirrje Prokurorisë të fillojë hetimet për kontratat njëburimore

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se është e rëndësishme që si deputetë të Kuvendit të themelojnë komisionin hetimor parlamentar për kontratat njëburimore. Ai  ka kritikuar ministrat e qeverisë “Kurti”, që nuk po marrin pjesë në këtë seancë. Do të donim që të ishin edhe ministrat e kabinetit qeveritar, që kanë qenë realisht nënshkruesit e këtyre kontratave njëburimore, për të cilat kemi thirrur edhe këtë seancë. Si deputetë të opozitës javën e kaluar kemi pasur për qëllim që të kemi një diskutim së bashku që ta kemi arsyeshmërinë e këtyre kontratave. Abelard Tahiri shtoi se në hulumtimin që kanë bërë si Grup Parlamentar për dy vjet, 2022-2023, janë nënshkruar 220 kontrata njëburimore në vlerë 153 milionë euro. Por kjo nuk është e tëra, pasi nga grupet tjera parlamentare që kanë bërë hulumtim më të gjerë del se vlera e këtyre kontratave shkon rreth 200 milionë euro. Abelard tha Tahiri, me këtë rast i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet për këto kontrata.

Kontrolloni gjithashtu

Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që BE-ja të mbajë në fuqi sanksionet kundër Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që Bashkimi Evropian …