Kryetari i Komunës së Rahavecit z, Smajl Latifi ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e lirisë nga Opterusha

Sot, Kryetari i Komunës së Rahavecit z, Smajl Latifi ka kujtuar  me familajrë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të OVL-së, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e lirisë nga Opterusha.
Gjaku i të rënëve u bë themel i lirisë së Kosovës dhe na bën dritë për të ecur pandalshëm drejt përparimit dhe forcimit tonë si popull dhe si shtet.
Duke nderuar kujtimin për të rënët, nderojmë sakrificat e mëdha të këtij populli që aq shumë e deshi lirinë, duke dhënë gjërat më të shtrenjta. Pikërisht për shkak të këtij përkushtimi e kësaj sakrifice madhore jemi të obliguar që të qëndrojmë të lidhur fort për këtë tokë dhe ta ndërtojmë jetën e brezave mbi rrënojat e shtëpive të djegura, mbi hirin e tokës së djegur dhe t’i nderojmë e kujtojmë me respekt deri në përulje të gjithë njerëzit që dhanë jetën në këtë vend. Këto jetë të nënave e baballarëve tanë, të fëmijëve e pleqve këputura në mes na bëjnë të ndjejmë peshën e madhe të përgjegjësisë që kemi për amanetin e të rënëve.
Lavdi dhe respekt I përjetshëm për të gjithë ata që u flijuan për lirinë e kësaj toke!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit pajisi me mjete konkretizimi dhe laboratorike dy kabinete të SHFMU “Bajram Curri” në Krushë të Madhe

Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Bajram Curri” në Krushë të Madhe, Drejtoria Komunale …