Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, bisedoi në Budapest nga kryetari i Kuvendit të Hungarisë, Laszlo Kover

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, bisedoi në Budapest me kryetarin e Kuvendit të Hungarisë, Laszlo Kover

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur në Budapest nga kryetari i Kuvendit të Hungarisë, Laszlo Kover. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për rrugën e integrimeve evropiane, Kryekuvendari,  Veseli, është cituar të ketë deklaruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që qytetarët të mbeten të izoluar, vetëm për shkak të mos miratimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Kryekuvendari i Hungarisë Laszlo Kover i ka ofruar mbështetje për të  mbështetur heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa u zotua se do të kërkojë përkrahje për liberalizim të vizave  edhe nga vendet tjera evropiane. Hungaria është e gatshme ta ndihmojë Republikën e Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane dhe në aspektin e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit më të madh bileteral mes vendeve”, thuhet mes tjerash në një  komunikata zyrtare e Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …