Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2018 janë miratuar vetëm 75 ligje, nga 177 sa ishin gjithsej në agjendë për t'u miratuar

Kuvendi i Kosovës që nga konstituimi i kësaj legjislature e deri më tash ka arritur të miratojë vetëm pesë ligje

Kuvendi i Kosovës që nga konstituimi e deri më tash ka arritur të miratojë vetëm pesë ligje, prej të cilave tri marrëveshje ndërkombëtare me karakter financiar dhe dy projektligje që janë plotësim-ndryshim i Ligjit për Buxhetin e vitit të kaluar, si dhe buxheti për vitin 2018. Përveç opozitës, të cilët thonë se Kuvendi nuk ka punuar sa duhet, një gjë të tillë e kanë pohuar edhe deputetë të pozitës. të cilët kanë deklaruar se miratimi vetëm i pesë ligjeve nuk është i mjaftueshëm. Ata kanë akuzuar kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin për thirrjen e vetëm një numri të vogël të seancave, pasi ka shumë çështje e ligje që duhen miratuar. Monitorues të punës së Kuvendit të Kosovës kanë vlerësuar se Kuvendi gjatë kësaj kohe ka performuar dobët.  Ata thonë se gjatë kësaj periudhe nuk është miratuar asnjë projektligj që do të ndikonte në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …