vipa
vala – old
driloni com
Fillimi / Lajmet / Kurti: Luftojmë për sovranitetin e plotë të Kosovës e jo që atë sovranitet ta ndajmë me Serbinë
Albin Kurti: Serbia po e imiton Rusinë, si një oktapod i vogël në vendet e ish RSFJ-së

Kurti: Luftojmë për sovranitetin e plotë të Kosovës e jo që atë sovranitet ta ndajmë me Serbinë

Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, në një  intervistë për gazetën beogradase Danas, ka thënë se përpjekja për ndarjen e Kosovës, është përgatitje për luftë të re. Po ashtu ai ka deklaruar se Bashkimi i Komunave Serbe, apo sikur quhet edhe Asociacioni, do të ishte një lloj republike serbe në Kosovë, por që shkel Kushtetutën e Kosovës. Ndërsa duke folur për negociatat në Bruksel, Kurit ka saktësuar se ato  janë asimetrike. Serbia nuk e ka njohur Kosovën, Bashkimi Evropian, i cili po ndërmjetëson ka mision me kompetenca ekzekutive në Kosovë, këto negociata po bëhen vetëm për çështjet e brendshme të Kosovës. Në këto negociata të padrejta Serbia së pari e nxori decentralizimin etnik në Kosovë, ku u krijuan komunat me shumicë serbe, kurse më vonë bashkësinë e komunave serbe si nivel i tretë i pushtetit në Kosovë. “Bashkësia e Komunave Serbe” do të ishte një lloj republike serbe në Kosovë, mirëpo doli që në 23 nene e shkel Kushtetutën e Kosovës. Meqenëse ky projekt është në fakt i vdekur, Serbia tani thotë se duhet të fitojë diçka nga këto negociata. Kjo e dëshmon qëllimin e vërtetë të politikës së Serbisë, të fitojë territore nëpërmjet popullatës serbe kudo që kjo është e mundur. Republika jonë nuk është për tregti. Ne luftojmë për sovranitetin e plotë të Kosovës e jo që atë sovranitet ta ndajmë me Serbinë, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësim për menaxhimin parasë publike në Kosovë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësim për menaxhimin parasë publike në Kosovë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shprehu shqetësim për menaxhimin e parasë publike në Kosovë, veçanërisht ...