Albin Kurti

Kurti: Telekomi do t’i mbijetojë grabitësve, por nevojitet organizim i profesionistëve të ndershëm, e të devotshëm

Telekomi do t’i mbijetojë grabitësve, por nevojitet organizim i profesionistëve të ndershëm, i punëtorëve të devotshëm dhe i sindikatës aktive. Asnjë fjalë Qeveria për njëvjetorin e Rezolutës së Kuvendit për Telekomin e Kosovës. Më 12 korrik 2018 u mor vendimi edhe që duhet të mbrohet Telekomi edhe si duhet të nxjerret nga kriza ai. Asnjë fjalë asnjë zyrtar.

Aty në 12 pika përshkruhen hapa të cilët nëse ishin ndërmarrë me kohë nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse, tani Telekomi do të kishte marrë frymë lirisht. Por PAN-Qeveria, zgjodhi të eksperimentojë me persona joprofesionistë e të kompromentuar nga radhët e tyre, në krye të Telekomit. kështu ka shkruar kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Sipas tij aktualisht qeveria dhe drejtuesit e Telekomit po hamendësohen a do t’ia shkëpusin apo jo kontratën Z-Mobile dhe kur do t’ia paguajnë gjobën arbitrare, në vend se prerazi të merrnin vendim për ndërprerjen e saj dhe ta dërgonin në organet e sigurisë e drejtësisë këtë rast të krimit të organizuar. Në ekonominë e vendit tonë, Z- Mobile nuk është krijuese e vlerës dhe pasurisë por rrëmbyese e tyre. E ky rast nuk është i izoluar. Një herë nga e mira publike, një herë si kompani në kurriz të publikes dhe një herë si gjobë ndaj publikes. Telekomi do t’i mbijetojë grabitësve. Padyshim.

Por si në çdo fushë nevojitet organizim i profesionistëve të ndershëm, i punëtorëve të devotshëm dhe i sindikatës aktive.

Mbështetja jonë nuk ka për të munguar, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …