Kuvendi i Kosovës me një sesion nderimi, përkujtoi 11-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mes shumë autoriteteve shqiptarë dhe të huaj ishte në Kuvend, ku Kryeministri Haradinaj ka mbajtur fjalën e rastit. Kryeministri Haradinaj tha me këtë raste se edhe kjo qeveri e ka rrëfimin e vet. Ajo që mendoj me rendësi ta konfirmojmë është që me kujdesin më të madh jemi përballur me të gjithë temat që janë përballuar. Ka shumë vendime dhe ligje e pako ligjore dhe vendime të mëdha, siç ishte ushtria, siç ishte vendimi për Trepçën. Ajo që dua të them është se në 10-vjetorin e dyte është periudha e konsolidimit tonë si shtet, ndërsa kemi edhe marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme me Serbinë apo anëtarësimin tonë në NATO. Gjatë rrugëtimit tonë kemi hasur në sfida, do të sfidohemi, por Kosova nuk e ka luksin të bëjë hapa prapa dhe do t’ua shpjegojmë partnerëve tanë, që Kosova nuk ka mundësi të bëjë hapa prapa, sepse kjo e dobëson Kosovën”, ka thënë ai.
