Partia e Drejtësisë

Lëvizja për Drejtësi në Prizren, me nëndegë edhe në lagjen “Bazhdarhane”

Pas formimit të Këshillit nismëtar për themelim të degës së dytë në Prizren, sot u formua edhe nëndega e radhës në këtë qytet në krye me znj. Emrije Kalanderi, në lagjen “Bazhdarhane” Të pranishëm nga qendra me rastin e themelimit të nëndegës në “Bazhdarhane” ishte edhe lideri i Lëvizjes për Drejtësi brenda PD-së z.Sylejman Çerkezi, me bashkëpunëtor. Në fjalën e tij lideri i kësaj Lëvizje z.Sylejman Çerkezi, veç tjerash shprehu gatishmërinë për të qenë sa më afër atyre strukturave që ishim gurthemeltar të platformës për Drejtësi ku brenda saj janë kultivuar vlerat e mirëfillta të popullit shqiptar, vlerave të sakrificës dhe atdhedashurisë për komb dhe atdhe në emër të Zotit Fuqiplotë. Këto vlera janë shembulli më i mirë, që e kanë karakterizuar popullin shqiptar liridashës, me të cilat jemi krenar, duke mos harruar asnjëherë gjakun e derdhur për ideale të larta, jetësimin e formimin e shtetit tonë të ri, Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …