gazlot

VV mori përgjegjësinë për hedhjen e gazit lotsjellës

Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese për medie ka marrë përgjegjësinë për hedhjen e gazit lotsjellës para fillimit të inaugurim të Hashim Thaçit president, meqë konsideron se Thaçi nuk është dhe nuk do të jetë kurrë president i Kosovës.  Në këtë post ai u zgjodh si rezultat i shantazhit dhe blerjes së deputetëve të LDK-së dhe si rezultat i kompromiseve ndaj Listës Serbe të Serbisë. Ai u zgjodh vetëm pasi anuloi demokracinë, duke nxjerrë dhunshëm nga Kuvendi dhe duke arrestuar deputetët e opozitës. Karriera e tij politike është e përshkuar nga dy veprimtari: kompromise të vazhdueshme ndaj Serbisë – dhunë, krim e korrupsion ndaj popullit të vet. Prandaj nuk do ta pranojmë e njohim asnjëherë si president të Republikës sonë. Do ta kundërshtojmë vazhdimisht dhe pa kompromis. Siç e kundërshtuam sot, thuhet mes tjerash në kumtesë.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi rikandidohet për deputet: Premton përfaqësim me ndershmëri dhe punë të palodhur

Altin Krasniqi ka njoftuar se do të jetë sërish kandidat për deputet në Kuvendin e …