Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar me zëvendës ndihmës i Sekretarit të shtetit amerikan Pallmer

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar me zëvendës ndihmës Sekretarin e shtetit amerikan Met Pallmer

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar me zëvendës ndihmës i Sekretarit të shtetit të SHBA-ve, Met Pallmer. Ata kanë biseduar për proceset në të cilat po kalon Maqedonia. Ahmeti ka thënë se Pallmerin e sigurova për kontributin konstruktiv të BDI-së në këto ecuri politike e zhvillimore.

“Mbrëmë takova mysafirin e lartë nga Vashingtoni Met Pallmer, ud zëvendës ndihmës i Sekretarit të Shtetit. Bashkëbiseduam për negociatat midis Shkupit dhe Athinës si dhe mundësitë për mbylljen e kontestit me emrin në mënyrë që të zhbllokohen dyert e NATO-së dhe BE-së për Maqedoninë. E siguriva z. Pallmer që BDI mbështet mbylljen e menjëhershme të çështjes dhe ështē kontribuese në arritjen e kompromisit të pranueshëm nga të dyja palët. Kompromisi i menjëhershëm na mundëson marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO dhe marrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pikërisht integrimi EuroAtlantik i Maqedonisë është prioriteti ynë sepse garantohet paqa, stabiliteti dhe siguria, por edhe hapen perspektiva të reja dhe konkrete ekonomike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqimisht perspektivën EuroAtlantike të Maqedonisë dhe inkurajojnë tejkalimin e të gjitha pengesave në këtë rrugë”, ka shkruar Ahmeti në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …