Reformat e nisura nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica përkrahen nga Banka Botërore

Reformat e nisura nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica përkrahen nga Banka Botërore

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka pritur në një takim përfaqësues të Bankës Botërore, të kryesuar nga Marco Mantovanelli, menaxher i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni në Regjionin e Evropës dhe Azisë, si dhe ekipin e tij. Ministri i ka njoftuar përfaqësuesit e Bankës Botërore për angazhimet aktuale të MPMS-së dhe rreth ecurisë së procesit sa i përket reformës së sistemit pensional në Republikën e Kosovës ku tha se po planifikohet reformë rrënjësore ligjore dhe të shërbimeve të cilat ofrohen. Në kuadër të kësaj, ai tha se rëndësi të veçantë do t`u kushtohet nënave lehonë ku të drejtat e tyre parashihen të trajtohen me një ligj të veçantë dhe për herë të parë parashihet të bëhet edhe pushimi prindëror.  Nga përfaqësuesit e Bankës Botërore ministri mori konfirmimin për vazhdim të mbështetjes së plotë për reformat dhe nismat e ndërmarra si dhe për koordinim të përbashkët në çështje për të cilat MPMS ka nevojë për ndihmë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja Rozeta Hajdari, akuzohet nga Prokurorinë Speciale për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se sipas ftesës zyrtare, ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta …