Lista serbe mund të marrë pjesë në zgjedhje, duke kushtëzuar, me largimin e Policisë së Kosovës nga Veriu dhe themelimin e Asociacionit

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në zgjedhje, që eventualisht do të mund të mbahen për komunat në veri, kur të plotësohen dy kushte. Fillimisht forcat speciale të Policisë së Kosovës duhet të tërhiqen nga veriu i Kosovës, dhe pastaj  të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Lista Serbe i ka bojkotuar zgjedhjet e mbajtura për kryetarë të komunave në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – dhe as nuk i njeh kryetarët e rinj shqiptarë. Duke folur për tensionet në veri, Lista Serbe ka thënë se çelësi për ulje të tensioneve është që të mos ketë forca speciale të Policisë së Kosovës në veri dhe që kryetarët, që ajo i konsideron “të paligjshëm”, të mos shkojnë në ndërtesat komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri

Visar Ymeri, dikur bashkëpunëtori i ngushtë i Albin Kurtit, e ka kritikuar atë për mënyrën e zhvillimit të dialogut me Serbinë

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, për shumë kohë bashkëpunëtori më i ngushtë i Albin …