Jens Stoltenberg

Stoltenberg i shprehu mirënjohje Turqisë për mbështetjen e vendimit për dërgimin e përforcimeve ushtarake, në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shprehu mirënjohjen e tij ndaj Turqisë për mbështetjen e dhënë me vendimin për dërgimin e përforcimeve në Kosovë. Gjatë një takimi me presidentin Recep Tayyip Erdogan në Stamboll, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg  shprehu mirënjohjen e tij ndaj Turqisë për mbështetjen e dhënë me vendimin për dërgimin e përforcimeve në Kosovë. “Unë do të doja të falënderoja Turqinë për përforcimet që kanë vendosur të dërgojnë në Kosovë, pas trazirave të fundit në rajon”, deklaroi Jens Stoltenberg për gazetarët pas takimit me dyer të mbyllura me presidentin Erdogan në Pallatin Dolmabahçe. Gjatë takimit të dy zyrtarët diskutuan edhe disa çështje të rëndësishme që do të diskutohen në korrik në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë. Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Anadolu”. Ndër këto janë mbështetja e vazhdueshme e NATO-s për Ukrainën, forcimi i masave të parandalimit dhe mbrojtjes, si dhe rëndësia e pranisë së NATO-s në Kosovë, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, …