Lulzim Basha konfirmohet sërish në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë

Lulzim Basha konfirmohet sërish në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë

Në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike Lulzim Basha konfirmohet sërish në krye të partisë. 91.3% e demokratëve që votuan, i besuan sërish Bashës, ndërsa vetëm 8.7% i dhanë votën kundërshtarit të tij në garë, Eduard Selamit. Jemin Gjana, kryetari i Komisionit Qendror Elektoral në PD, në përfundim të numërimit të kutive nga 68 degët e Partisë Demokratike, shpalli rezultatin përfundimtar. Numri i votuesve ishte 5.9834. Fletë votimi të dëmtuara gjatë procesit janë 61 copë, të pavlefshme janë 766, të vlefshme janë 59067 te vlefshme. Për kandidatin Lulzim Basha janë 53931 dhe për kandidatin Eduart Selami janë 5136. Komisioni shpall fitues zotin Lulzim Basha”, tha Jemin Gjana. Në zgjedhjet e së shtunës, morën pjesë 59.834 anëtarë me të drejtë vote nga 103.952 anëtarë që ka Partia Demokratike në të gjithë Shqipërinë, ose 57.5 % e të gjithë anëtarësisë. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …