Mbyllja e Shtëpisë së Kulturës, në Preshevë u bë me ndërhyrjen e pushtetarëve të Beogradit

Mbyllja e Shtëpisë së Kulturës, në Preshevë u bë me ndërhyrjen e pushtetarëve të Beogradit

Mbyllja e Shtëpisë së Kulturës, në Preshevë  u bë me ndërhyrjen e pushtetarëve të Beogradit. Ky festival sivjet u mbajt nën qiellin e hapur pasi që Shtëpia e Kulturës në Preshevë u mbyll me urdhër të autoriteteve komunale. Edon Agushi, drejtor artistik i festivalit “Pre Foto”, në një intervistë për KosovaPress thotë se mbyllja e Shtëpisë së Kulturës u bë me ndërhyrjen e pushtetarëve.“Këtu kishte një ndërhyrje nga vetë pushtetarët e qytetit të Preshevës, pikërisht për ta goditur festivalin ‘Pre Foto’ një ditë para festivalit. Ata nuk e kishin menduar që ne do të organizohesishm jo vetëm si staf, por edhe si qytetarë dhe mund ta mbanim ekspozitën edhe jashtë, edhe pse është -10 gradë. Salla ndoshta që e patëm menduar më herët për ta mbajtur ekspozitën në ambientet e Shtëpisë së Kulturës, nuk do t’i kishte zënë gjithë këta njerëz. Kjo ishte një mbështetje jo vetëm për ‘Pre Foto-n’, por për artin e kulturën për rininë preshevare që po mundohen t’i sjellin diçka qytetit tonë”, ka thënë Agushi. “Pre Foto” këtë edicion u përkrah financiarisht nga Ministria e Kulturës së Kosovës, ajo e Serbisë, komuna e Bujanocit e disa biznese private, por jo edhe nga komuna e Preshevës, në të cilën mbahet. Agushi thotë komuna nuk kishte paraparë fonde për këtë projekt, e sipas tij, e refuzoi me arsyetime tjera.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …