Me 12 tetor fillon intervistimi i atyre që kanë pas rol vendimtar në privatizimin e ndërmarrjeve në Kosovë

Me 12 tetor fillon intervistimi i atyre që kanë pas rol vendimtar në privatizimin e ndërmarrjeve në Kosovë

Kryesuesi i Komisionit Hetimor Parlamentar, Hajrulla Çeku ka folur sot rreth procesit të privatizimit në Kosovë. Përmes një konference për media, Çeku bëri të ditur se nga 12 tetori fillon intervistimi i atyre që kanë pas rol vendimtar në privatizimin e ndërmarrjeve në Kosovë. Në dëshmitarë bëjnë pjesë edhe ish-ministra. “Tash kemi hy në muajin e dytë të këtij komisioni dhe kemi marr një numër të vendimeve. Kemi miratuar planin e punës për përudhën 6 mujore dhe lista e dëshmitarëve për intervistim. Ne i kemi angazhuar katër komisionerë të jashtëm. Kemi grumbulluar një numër të madhe të dokumenteve. Në këtë fazë është intervistimi i dëshmitarëve, janë 21 dëshmitarë. Në këtë grup bëjnë pjesë ish-ministra, ish-anëtar bordi të AKM-së dhe AKP-së dhe ish-anëtar të UNMIKUT. Nga 12 tetori do të filloj intervistimi i dëshmitarëve. Në grupin e dytë bëjnë pjesë pronarë të kompanive, ekspertë, gazetarë që e kanë monitoruar punën e privatizimit në Kosovë dhe ish-punëtor të ndërmarrjeve”, deklaroi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …