mbpzhr 2018
MIT
kek
Airport Adem Jashari
Fillimi / Lajmet / Michael Roth: Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë
Michael Roth: Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Michael Roth: Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi dy vendet kanë kryer detyrat e kërkuara dhe meritojnë të shpërblehen, deklaroi ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth, për gazetën gjermane ”Welt am Sonntag”. “Refuzimi do të rrezikonte seriozisht besueshmërinë e BE-së, paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Po të krijojmë një vakum politik, atë do ta mbushin pa shumë ceremoni aktorë si Rusia, Kina, Turqia apo Lindja e Mesme”, theksoi ai. “Partnerët tanë nuk duhet të shkelin fjalën e dhënë”, tha ai. “Më 15 tetor ne duhet t’i hapim dritën jeshile negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dy vendet kanë përmbushur detyrat dhe kjo duhet shpërblyer. Kemi marrë zotimet tona dhe tani duhet t’i mbajmë”, theksoi Roth. Edhe para pak ditësh, Michael Roth tha në një intervistë për DW-në se, “shpresoj që më 15 tetor në Bruksel do të kemi sukses së bashku në dhënien e dritës jeshile për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë”.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri pritet të kompletohet së shpejti

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri pritet të kompletohet së shpejti

Gjyqtarja, Arta Vorpsi është betuar ditën e sotme si anëtare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. ...