Ministri Bytyqi thotë se në shtator presim përgjigje nga ENQA dhe vendimin për rianëtarësim të Kosovës

Ministri Bytyqi thotë se në shtator presim përgjigje nga ENQA dhe vendimin për rianëtarësim të Kosovës

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, në  ka thënë se në Ministrinë që ai drejton nuk ka të punësuar partiakë. Sipas tij, në MASHT deri tani s’ka asnjë zyrtar të nivelit të ulët apo të lartë që i takon partisë NISMA. Bytyqi tha se ka ngatërresa e paqartësi kur po bëhen akuza se në këtë ministri po punësohen partiakë të Nismës. Ai tha se ata persona që janë nga Nisma, i ka gjetur aty kur mori mandatin. Ministri ka folur edhe për rianëtarësimin në ENQA. Ka thënë se pret përgjigje pozitive. “Po presim raportin final dhe jemi optimist që do të marrim përgjigje të mirë. Nga veprimet tona, sidomos që të kemi ligj të veçantë për agjencionin e akreditimit, besoj se do të rianëtarësohemi. Po presim përgjigje nga ENQA e vendimin final do ta marrim në fund të gushtit, konkretisht, në shtator. Jam i bindur që ne do të vazhdojmë rrugëtimin, pra rianëtarësimin tonë”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …