leoni

Ministri, Ferat Shala priti në takim një delegacion të Bankës Botërore

Ministri, Ferat Shala priti në takim një delegacion të Bankës Botërore

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala priti në takim një delegacion të Bankës Botërore të kryesuar nga Marco Mantovanelli, menaxher i projekteve të Bankës Botërore dhe Kathrine M. Kelm, specialiste seniore e administrimit të tokës. Takimi kishte për qëllim këshillimin dhe gjetjen e mundësive për vazhdimin e ndihmës për Ministrinë e Planifikimit Hapësinor në fushat që ju jepet përparësi. Me këtë rast, ministri, Ferat Shala njoftoi delegacionin e Bankës Botërore me prioritetet e ministrisë që drejton dhe falënderoi për ndihmën e deritashme. Ndërkohë, kryesuesi i delegacionit të Bankës Botërore, Marco Mantovanelli, menaxher i projekteve të Bankës Botërore dhe Kathrine M. Kelm, shfaqën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe premtuan se do të angazhohen për të realizuar projektet që ju jep përparësi Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …