Ministri i FSK-së Rrustem Berisha është takuar sot me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi

Ministri i FSK-së Rrustem Berisha është takuar sot me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi

Ministri për  Forcën e Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha është takuar sot me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi. Në takim, ministri i FSK-së  u shpreh se  Kosova, përkatësisht MFSK-ja po pret angazhimin e Shqipërisë për inkuadrimin e Kosovës në nismat regjionale të sigurisë, e cila me përvojën e saj  do ta ndihmojë edhe  në fushën e integrimeve euroatlantike. Poashtu ai e njoftoi  ambasadorin Minxhozi  rreth  procesit  të transformimit të  FSK-së në FAK, i cili  proces, siç tha  ai, kërkon angazhimin e faktorëve relevantë të brendshëm në bashkëpunim me partnerët  strategjikë të Kosovës. Nga ana e tij ambasadori Minxhozi tha se Shqipëria është e gatshme të thellojë bashkëpunimin në fushën e sigurisë në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe MFSK-së, si  dhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët në të mirë të sigurisë së dy vendeve tona, rajonit  dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …