Ministria e Infrastrukturës bënë të ditur se nesër mbyllet për qarkullim të të gjitha automjeteve rruga Prizren-Prevallë

Ministria e Infrastrukturës bënë të ditur se nesër mbyllet për qarkullim të të gjitha automjeteve rruga Prizren-Prevallë

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Kosovës, se një pjesë e rrugës rajonale R-115 Prizren – Prevallë, nga Gornje Sello deri në Prevallë, tek hotel ‘Sharri’, do të jetë e mbyllur për qarkullim të të gjitha automjeteve nga dita e e nesërme. Mbyllja e këtij aksi rrugor po bëhet me qëllim të evitimit të rrezikut nga rrëshqitjet e vazhdueshme të dheut dhe gurëve. Ministria fton të gjithë qytetarët që të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese. Ministria e Infrastrukturës dhe organet e tjera kompetente janë duke u marrë me analizimin e situatës në këtë rrugë dhe për çdo zhvillim, qytetarët do të njoftohen me kohë, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja Janina Ymeri ka shfaqur shqetësime për vonesat që po ju bëhen fermerëve nga Ministria e Bujqësisë për pagesa

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka shfaqur shqetësime për vonesat …