Shkollë shqipe

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë mbylli për 4 ditë institucionet arsimore për shkak të gripit

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, në kuadër të masave për parandalimin e virusit të gripit, ka vendosur që çerdhet, kopshtet dhe shkollat të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën e ardhshme. Sipas kësaj ministrie, numri i qytetarëve me grip të paraqitur në qendrat shëndetësore është në rritje dhe për këtë arsye çerdhet, kopshtet dhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura në datat 4-7 janar. “Moti i ftohtë në ditët në vazhdim krijon kushte të favorshme për përhapjen e virusit”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Wolfgang Petritsch: Roli i SHBA-së në Ballkan po tkurret, si në aspektin strategjik, ashtu edhe në atë politik

Diplomati i shquar nga Austria, Uolfgang Petriç ka vlerësuar se roli i Shteteve të Bashkuara …