Kryeministri Isa Mustafa

Mustafa: Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të ndërpritet

Seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë dje, në shenjë solidarizimi pas vendimit të Gjykatës franceze për shtyrje të vendimit për Liderin e AAK-së, deri më 6 prill. Gjatë seancës së djeshme, opozita i bëri kërkesë kryeministrit, Isa Mustafa, që t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë. Por, ai nuk i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese, pasi që ka theksuar se duhet hapur tema të reja në dialogun Kosovë- Serbi dhe bisedimet përfundojnë vetëm me njohjen reciproke të të dyja republikave. Janë disa tema që duhet të përfundohen dhe procesi i dialogut duhet të përmbyllet me njohjen e dy shteteve, me Demarkacionin në mes të Kosovës dhe të Serbisë, me respektimin e fqinjësisë së mirë dhe me ndarjen e pasurisë nga koha e ish-Jugosllavisë, deklaroi Mustafa. Në fund, kryeministri u shpreh se formati i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të bëhet në koordinim me kryetarin, Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …