NATO, rikonfirmoi angazhimin e vazhdueshëm përmes KFOR-it, në Kosovë, dhe premtoi monitorimin e zhvillimeve, në rajon

Në Samitin e NATO-s, i cili u mbajt në Uashington, autoritete e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, ku theksohet rëndësia strategjike e Ballkanit Perëndimor për paqen dhe sigurinë rajonale. NATO, rikonfirmoi angazhimin e saj të vazhdueshëm përmes KFOR-it, në Kosovë dhe premtoi monitorimin dhe vlerësimin e zhvillimeve në rajon. Deklarata riafirmon mbështetjen për aspiratat euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përkushtimin për mbështetjen e reformave dhe sigurisë rajonale. NATO gjithashtu nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit euroatlantik përmes respektimit të vlerave demokratike dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku merr drejtimin e PDK-së pas dorëheqjes së Bedri Hamzës

Vlora Çitaku është caktuar ushtruese e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, pas …