Epopeja e UÇK-së

Në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Qeveria-Kurti anashkalon nga organizimi zyrtar shoqatat e luftës dhe komunën e Skënderajt

Qeveria-Kurti  anashkalon  nga organizimi  zyrtar shoqatat e dala nga lufta si dhe komunën e Skënderajt,  në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së. Kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari ka thënë me këtë rast se do të kenë agjendë të përbashkët me shoqatat e tjera të dala nga lufta, dhe “Epopeja e UÇK”-së do të shënohet ndarazi nga qeveria. “E kemi agjendën tonë dhe jemi në bashkëpunim me komunat në nivel të Kosovës, por nuk jemi bashkë-organizim vetëm me Qeverinë e Kosovës. Është hera e parë që nuk kemi pasur ftesë për me qenë në Këshillin Organizues. Ma herët është thënë se do të krijohet Këshilli Organizues, megjithatë ne nuk jemi ftuar. Është ky vit i parë  që nuk kemi qenë pjesë e organizimit. Ky kryeministër, kjo qeveri po tregohet anti-UÇK, po e atakon luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata duhet t’i tregojnë arsyet pse. Për dallim nga vitet e tjera as  Komuna e Skenderajt nuk është përfshirë në Këshillin Organizativ për shënimin e “Epopesë së UÇK”-së.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …