Në Kabul të Afganistanit 21 qytetarë kanë humbur jetën nga një shpërthim që ndodhi në një xhami gjatë namazit të akshamit

Në Kabul të Afganistanit 21 qytetarë kanë humbur jetën nga një shpërthim që ndodhi në një xhami gjatë namazit të akshamit

Në Kabul të Afganistanit,  21 qytetarë kanë humbur jetën  nga një shpërthim që ndodhi në një xhami gjatë namazit të akshamit. Duke folur për sulmin terrorist zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Kabulit, Halid Zadran, dha informacione për viktimat në shpërthimin që ndodhi gjatë namazit të akshamit në xhaminë e lagjes Hair Hana. nAi bërë të ditur  se si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 21 pjesëtarë të xhematit  dhe janë lënduar 33  të tjerë. Ende askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin. Në një deklaratë për opinion zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Muxhahid, dënoi incidentin dhe tha se autorët do të zbulohen sa më shpejt të jetë e mundur. (Anadolu shqip)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Hashim Thaçi ka ftuar qytetarët dhe institucionet të përmbahen nga provokimet

Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë gjerësisht fjalën përmbyllëse të Hashim Thaçi në Hagë

Ish-presidenti i Kosovës dhe një nga themeluesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, ka paraqitur më 18 …