Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj diplomuan kadetët e FSK-së, gjenerata 2017

Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj diplomuan kadetët e FSK-së, gjenerata 2017

Në kazermën “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj, sot u mbajt ceremonia solemne e diplomimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së, gjenerata 2017. Në ceremoninë e diplomimit prezent ishin: ministri për Ministrinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës, z. Haki Demolli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendësministri i FSK-së, Muhamet Latifi, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Giovanni Fungo, komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Dietmar Mosman, zëvendës drejtori i NALT-it Mark Theobalt, ambasadorë, atashetë e akredituar në Kosovë, përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe Pushtetit Lokal, stafi i lartë i MFSK/FSK, familjarë të kadetëve si dhe oficerë, nënoficerë dhe ushtar të FSK-së. Ceremonia e diplomimit dhe gradimit të kadetëve të QSU-së, filloi me intonimin e himnit të Republikës së Kosovës.

Në fjalën e tij, ministri i Ministrisë së FSK-së, z. Haki Demolli, diplomimin dhe gradimin e kadetëve të FSK-së, e cilësoi si një ditë të veçantë për të dhe FSK-në.  “Për mua si ministër i FSK-së, dita e sotme e diplomimit dhe gradimit tuaj në gradën e nëntogerit, është  një ditë e shumë pritur, është një ditë e kurorëzimit të një pune tuaj të gjatë, është dita e realizimit të ëndrrave tuaja, e cila juve ju ka shtyrë para 4 viteve që të vendosni për t’u bërë pjesëtarë të FSK-së, pra që të bëheni oficerë të karrierës.  Realizimi i ëndrrës tuaj rinore, sigurisht se ka kërkuar punë këmbëngulëse, angazhim dhe disiplinë maksimale në njërën dhe sakrificë në anën tjetër.

Kjo është dita e cila shënon kalimin në një fazë të re zhvillimi, sepse juve ju hapet mundësia për t’u aktivizuar në FSK si oficerë aktiv. Diplomimi dhe gradimi i kadetëve është një shembull i mirë i zhvillimit dhe i ngritjes profesionale të FSK-së, përmes investimit në dije dhe në shkencë.

Kjo është dëshmia më e mirë, se ne po e krijojmë një forcë profesionale, konform standardeve më të larta ushtarake, pra sipas kritereve dhe standardeve të NATO-s. Më duhet të theksoi, se diplomimi i juaj është më ndryshe se sa diplomimi i  gjeneratave të tjera, sepse ju po diplomoni në vitin kur ne si Ministri e FSK-së, kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, për të filluar dhe zhvilluar procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK).

Themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, do të krijojë mundësi të mëdha, jo vetëm që ju të ofroni shërbime më të mira popullit dhe shtetit tonë, por edhe mundësi për avancimin dhe ngritjen tuaj profesionale ushtarake.

Në fund, ministri Demolli i përgëzoi kadetët, stafin akademik trajnues të KDS-së, dhe të QSU-së, për punën e tyre të palodhshme në përgatitjen dhe stërvitjen e kësaj gjenerate si dhe falënderoi familjarët e kadetëve për përkrahjen maksimale në rrugëtimin e tyre gjatë studimeve në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …