Në sallën e kulturës së komunës së Shtimes, u shfaq filmi dokumentar dedikuar Ramadan Musliut, nga fshati Reçak

Në sallën e Kulturës së komunës së Shtimes, u shfaq filmi dokumentar kushtuar  Ramadan Musliut, nga fshati Reçak. Ai ishte ushtarak dhe burgosur politik në vitin 1950 në burgun e Goli Otok-ut, një personalitet,  jo i njohur sa duhet, por i pathyeshëm në veprimet dhe qëndrimet e tij. Pjesëmarrësit e shumtë, përfshirë familjarët e dëshmorëve, veteranët, si dhe figura të shquara të jetës politike, kulturore dhe ushtarake, u përshëndetën nga moderuesi,  Arben Reshani. Familja Musliu shprehu falënderim të veçantë për autorin e dokumentarit, ku vlerësoi përkushtimin dhe vullnetin e drejtorit të Radios Kosova e Lirë, z. Ahmet Qeriqi, për punën e tij në ndriçimin e figurave kombëtare e atdhetare. Në këtë ambient të ngrohtë e emocionues, premiera e dokumentarit shënoi një moment të veçantë në eksplorimin dhe përcjelljen e historisë së shquar të Ramadan Musliut.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Albin Kurti punon për interes të Serbisë, meqë hoqi ndalesat pa asnjë përfitim për Kosovën

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin aktual, Albin Kurti, për veprime, …