Në shkollën “Bafti Haxhiu” në Viti u mbajt një demonstrim për testimin e kapaciteteve në rast të tërmeteve

Sot në shkollën fillore të mesme të ulët “Bafti Haxhiu” në Viti, është mbajtur një demonstrim-testim i kapaciteteve të shkollës në rast të tërmeteve. Me këtë rast në këtë testim të kapaciteteve të kësaj shkolle i pranishëm ishte dhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Fatbardha Emini, drejtoreshë e Arsimit në Viti. Bëhet me dije se ky projekt që është mbështetur nga Kryqi i Kuq dhe nga “JICA” japoneze, ka filluar muaj me parë që kjo shkollë të ketë një ekip për raste emergjente. Ndërkaq i pari i komunës vuri në pah rëndësinë e ushtrimeve të tilla për të minimizuar dëmet në rast të fatkeqësive. “Këto janë aktivitete shumë të rëndësishme sepse i përgatisin mësimdhënësit dhe nxënësit për mbrojtje në rast të fatkeqësive natyrore në këtë rast të tërmeteve” u shpreh kryetari Haliti. Ai gjithashtu përgëzoj dhe falënderoj Kryqin e Kuq në nivel qendror dhe lokal dhe donatorin e këtij trajnimi (JICA). Pjesë e këtij demonstrimi ishin edhe Policia e Kosovës – stacioni në Viti.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

 

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …