Uran Ismaili flet për nevojën e debatit publik mes kandidatëve të Prishtinës, që nuk ka ndodhur deri më tani

Nënkryetari i PDK-së Uran Ismaili e ka cilësuar të turpshme deklaratën e “sheficës” së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili e ka cilësuar të turpshme deklaratën e sotme të Shefës së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila e cila në një konferencë për media tha se i ka thënë përfaqësuesit të Listës Serbe se a do të dalin edhe ata në protestën e ardhshme të veteranëve të UÇK-së. Ismaili tha se shefja e deputetëve të Vetëvendosjes sot ka kaluar çdo kufi me deklaratat e saj.  “Një votim i padrejtë sot ka pamundësuar një mbështetje – sado të vogël – për veteranët e UÇK-së. Dhe kjo padrejtësi u përcoll edhe me një ofendim skandaloz nga Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila – e cila, në një konferencë për media, ofendoi të gjithë veteranët, që ditë më parë kishin dalë në protestë për ta kundërshtuar përpjekjen e Qeverisë nga përjashtimi i tyre në ngritjen e pagës minimale. Nënkryetari i partisë më të madhe opozitare, Uran Ismaili tha se ta barazosh aktivitetin e veteranit të UÇK-së me aktivitetin politik të përfaqësusit të Listës Serbe është edhe një hap më shumë në degradimin e vlerave tona shtetërore e kombëtare. Kërkim-falja nga Zonja Kusari dhe një distancim nga Kryeministri Kurti është më e vogla gjë që duhet të ndodhë menjëherë, sot. Veterani i UÇK-së u la pa mbështetje. Por, fyerjen dhe barazimin me Listën Serbe nuk ia kishte borxh.”, tha Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …