Rasti i Astrit Deharit kalon nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Kosovës

Nesër në orën 14.00 në Zllatar të Prishtinës varroset trupi i Astrit Deharit

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër do të bëhet varrimi i Astrit Deharit, i cili vdiq dy ditë më parë në rrethana ende të pasqaruara, derisa ndodhej në paraburgim, në Prizren. Ja cila është agjenda me aktivitetet në ditën e varrimit të aktivistit të Vetëvendosjes,  Astrit Dehari:

Në orën 11:00 do të mbahet  Mbledhje komemorative në ambientet e Fakultetit Filologjik në Prishtinë. Prej orës 12:00 do të mbahet një marsh protestues për drejtësi, organizuar nga organizatat studentore të Universitetit të Prishtinës. Marshi fillon nga Biblioteka Kombëtare dhe vazhdon deri te Teatri Kombëtar, ku bëhen homazhet. Ndërsa në orën 14:00 –Varrimi i trupit të ndjerit do të bëhet në varrezat e Zllatarit,  në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Kelmendi

38 vjet nga rasti Aziz Kelmendi – ngjarja që tronditi Kosovën dhe Jugosllavinë

Më 3 shtator te vitit 1987 është vrarë, Aziz Kelmendi.  Ai kishte lindur në fshatin …