Nga pasojat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi deri tani janë evidentuar 3 mijë 549 të vdekur, 22 mijë 168 të plagosur mbi 8 mijë të shpëtuar

Nga pasojat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi deri tani janë evidentuar 3 mijë 549 të vdekur, 22 mijë 168 të plagosur mbi 8 mijë të shpëtuar

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan ka bërë të ditur se nga pasojat e tërmetit shkatërrimtar  deri tani janë evidentuar   3 mijë 549 të vdekur dhe  22 mijë 168 të plagosur. Ngushëllimi ynë më i madh është se deri më tani janë shpëtuar nga rrënojat mbi 8 mijë qytetarë tanë. Aktualisht 53 mijë 317 persona të kërkim-shpëtimit dhe personel tjetër punojnë në zonën e rrënojave. Numri po rritet në çdo orë që kalon bashkë me ekipet nga brenda dhe jashtë vendit. Duke u bazuar në kompetencën që na jep Kushtetuta sot kemi vendosur të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme. Do të përfundojmë procedurat e Presidencës dhe Parlamentit për gjendjen e jashtëzakonshme e cila do të zgjasë 3 muaj, që përfshin 10 qytetet ku ka ndodhur tërmeti, ka thënë kryetari i Turqisë Erdoan lidhur me pasojat e tërmetit katastrofal që dje goditi Turqinë dhe Sirinë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …