Nikos Dendias: Greqia e përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën pasi janë përmbushur kriteret e kërkuara

Nikos Dendias: Greqia e përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën pasi janë përmbushur kriteret e kërkuara

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka bërë të ditur se Greqia e përkrah liberalizimin e  vizave për Kosovën. Pas takimit me ministren e Jashtme, ai ka thënë se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave. “Ne jemi në favor të liberalizimit të vizave pasi vendi juaj i ka përmbushur të gjitha pika. Si Greqi, keni mbështetjen për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit e korrupsionit. Ne jemi këtu nëse keni nevojë për ndihmën tonë në këtë drejtim. Kemi zyrtarë grekë në kuadër të misionit të EULEX-it që punojnë në këtë çështje”, tha ai. Dendias theksoi se Greqia e mbështet dialogun në vazhdimësi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi të ju ndërprehet fjala deputetëve të opozitës

Seanca e sotme e radhës për konstituimin e Kuvendit ka filluar me tensione mes deputetëve …