NISMA për Kosovën në ditën e tretë të fushatës zgjedhore ka hapur këtë të fundit edhe në Kamenicë

NISMA për Kosovën në ditën e tretë të fushatës zgjedhore ka hapur këtë të fundit edhe në Kamenicë

NISMA për Kosovën në ditën e tretë të fushatës zgjedhore ka hapur këtë të fundit edhe në Kamenicë. Ai që iu drejtua të pranishmëve ishte kandidati për deputet Bajram Hasani. Ai me tu drejtuar simpatizantëve të Nismës ka thënë se është koha për ndryshime dhe për fitoren e Nismës. “Kamenicës më shumë se kurrë i nevojitet të implementojë  programin e Nismës.  Sot jemi në një koalicion dhe jemi më të fortë se kurrë”, ka thënë ai. “Me Nismën në qeveri do të keni së paku një anëtar në familje të punësuar, reforma në arsim, reforma në shëndetësi. Nisma ka ofruar një program ku shteti duhet të lidh kontratë me bizneset e vogla dhe të mesme.  Përmes Fondit të Punësimit kanë paraparë që njerëzit që kanë ide kreative të mbështeten. Për shëndetësinë është shprehur duke thënë se problemet shëndetësore janë të mëdha në Kosovë. Ai ka thënë se ky koalicion do të jetë fitues duke bërë thirrje që të votohet numrin 12 në zgjedhjet e 11 qershorit. Gjatë ditës së sotme NISMA do të mbajë edhe disa tubime tjera elektorale, në Gjilan, Viti- Kllokot dhe në Kaçanik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …