Albin Kurti

Nuk e kam prioritet dialogun me Serbinë, në Ohër isha për vikend u thotë gazetarëve, kryeministri, Albin Kurti(!)

Kryeministri, Albin Kurti, ka folur sot në një konferencë për media lidhur me angazhimin e tij për procesin e dialogut dhe deklaratat e tij të mëhershme që dialogu s’është prioritet i tij kryesor. Ai në një konferencë për media, ka thënë  se s’është i vërtetë konstatimi se e ka dialogun top-prioritet duke shtuar se gjatë ditës bën edhe shumë punë të tjera që ndërlidhen me ministri, qeverisjen komunale e shumë çështje të tjera. Dialogu s’është top prioritet. Ju nuk e dini ju se çfarë bëj unë gjithë ditën, është një vëllim gjigant i punëve. Nëse e shihni nga angazhimi im ditor, javor e mujor, dialogu s’është top prioritet. Unë në vikend isha në Ohër, tash nuk jam në Ohër siç e shihni dhe merrem me punë të tjera”, ka thënë Kurti, por nuk ka përmendur pranimin e Asociacionit, madje as angazhimin e tij këmbëngulës për nënshkrimin e marrëveshjes, pa e kushtëzuar me nënshkrim nga ana e Serbisë. Albin Kurti nuk i pranon pësimet, andaj edhe i mohon ato, pavarësisht realitetit.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …