OVL e UÇK, dega në Kaçanik, sot shënon 19-vjetorin e Betejës së 9 marsit të vitit 1999 në Kotlinë, dhe rënies heroike të dëshmorëve: Milaim Loku dhe Emërllah Kuçi. OVL-UÇK dega në Kaçanik në bashkëpunim me Institucionet Komunale organizon një “Orë Përkujtimore” te shkolla e fshatit në orën 12:00, pastraj vazhdon aktivitetet në vizitë në vendin e rënies në orën 13:30, ndërsa përfundon aktivitetet me homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, në orën 14:30.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
