OVL e UÇK-së në Dukagjin uron Ramush Haradinajn për krijimin e Qeverisë

OVL-UÇK-së në Dukagjin uron Ramush Haradinajn për krijimin e Qeverisë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Dukagjin, ka uruar kryeministrin e ri Ramush Haradinaj për formimin e qeverisë. Ata me anë të një komunikate janë shprehur të bindur se Haradinaj do të jetë promotor i përparimit dhe përmirësimit të gjendjes.

“OVL-UÇK Dukagjin, përgëzon të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e ç’bllokimit të shtetit dhe fillimin e punës së Qeverisë. Ne i urojmë Kryeministrit Haradinaj punë të mbarë dhe besojmë se si në luftë ashtu edhe tani, do jetë promotor i përparimit dhe përmirësimit të gjendjes, në të cilën ndodhet vendi. Urime e suksese”, thuhet në komunikatën e OVL-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi: Kurti po avancon “Zajednicën” pa transparencë dhe pa llogaridhënie

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur …