PDK-LDK harrojnë riformatizimin e Qeverisë

PDK-LDK harrojnë riformatizimin e Qeverisë

Edhe pse vet e patan premtuar qysh gjate verës se kaluar partneret e koalicionit  riformatizimin e qeverisë nuk e kanë bërë ende. Kryeministri Mustafa qysh në korrik të vitit të kaluar, pas një takimi me zyrtaren e lartë amerikane, Vicoria Nuland, pati thënë: “Së është i interesuar që të punohet në riformatimin e Qeverisë, i cili do të përfshijë zvogëlimin e kabinetit, përfshirjen e njerëzve të rinj, si dhe rritjen e efikasitetit dhe përshpejtimin e proceseve reformuese”. Nga kabineti i kryeministrisë  Faton Abdullahu, ka deklaruar për KosovaPress, se ekziston pajtimi mes partnerëve se do të duhej të bëhej zvogëlimi i numrit të ministrive, porse aktualisht dy partitë janë pajtuar që të vazhdohet me këtë përbërje të kabinetit qeveritar”. Ndërsa shoqëritë civile e shohin si të pamundur ndryshimet në qeveri tani për tani. Driton Selmanaj është shprehur se “Riformatimi ose tendenca për ndryshuar ministra po thuaj se tash është mision i pamundur për shkak, krejtësisht të kujdesit maksimal që mos ta ngacmojnë njëri-tjetrin sepse mund të prishet koalicioni, dhe ky kujdes ka kosto për qytetarët, sepse mendoj që ka qenë i nevojshëm disa nga ministrat e Qeverisë të lëvizin, të hiqen nga aty sepse nuk kanë treguar përformancë të mirë, pjesa tjetër e cila është për t’u vlerësuar mund të qëndron, por po them krejt kjo ka ardhur si rezultat i kujdesit që kanë treguar partnerët e koalicionit dhe më së paku kanë menduar për interesin e njerëzve ose punën e ministrave të caktuar”.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …