PDK: Tri vite më parë, Kosova humbi kolosin e rezistencës kombëtare, luftëtarin më të paepur për liri

PDK: Tri vite më parë, Kosova humbi kolosin e rezistencës kombëtare, luftëtarin më të paepur për liri

PDK ka përkujtuar simbolin e rezistencës kombëtare Adem Demaçi. Në tre-vjetorin e vdekjes së veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, PDK-ja ka bërë me dije se Kosova ka humbur kolosin e rezistencës kombëtare dhe luftëtarin e paepur për lirinë e mendimit. “Tri vite më parë, Kosova humbi kolosin e rezistencës kombëtare, luftëtarin më të paepur për lirinë e mendimit, mbrojtësin më të madh të të drejtave të njeriut, njeriun më revolucionar të shqiptarisë, Adem Demaçin. Siç e pasqyronte jetën e tij në veprën ‘Dashuria kuantike e filanit’, Baca ishte simbol i pashembullt i vetëmohimit për çështjen kombëtare. Adem Demaçi mbetet në kujtesën kolektive si njeriu i pathyeshëm, të cilin nuk e mposhtën as tri burgjet e vuajtura, as persekutimi sistematik. Ai e tejkaloi vetëveten për t’u bërë dritë në rrugën e popullit të Kosovës drejt lirisë. Vepra unike e Bacës do të jetë përherë drita e këtij populli!”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …