Peter Stano

Peter Stano: Sanksionet nuk po diskutohen aktualisht në BE kur është në pyetje partneriteti në Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian nuk do të veprojë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të sanksionuar zyrtarët të cilët cenojnë paqen në Ballkanin Perëndimor dhe që prekin interesat e Amerikës. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka mbajtur një konferencë për media, ku tha se çështja e sanksioneve nuk është temë që diskutohet aktualisht kur është në pyetje partneriteti në Ballkanin Perëndimor. “Angazhimi ynë në rajon është i fuqishëm. Biseda për sanksione potenciale nuk është në rend të ditës. Secili vendim për këtë duhet të merret unanimisht nga të gjithë anëtarët e bllokut. Aktualisht kjo nuk po diskutohet kur është në pyetje me partnerët në Ballkanin Perëndimor.” Ditë më parë kryetari amerikan, Joe Biden, nxori Urdhër Ekzekutiv për të bllokuar pronat e të gjithë atyre që vlerësohen si pengesë për paqen në Ballkanin Perëndimor, e që në të njëjtën kohë prekin interesat e Amerikës. Kjo i shtohet masës së mëparshme për të ndaluar hyrjen në ShBA të personave që ky vend i konsideron “të rrezikshëm” ose “të korruptuar”. Urdhri i Bidenit përfshinë shtetet e dala nga ish-Jugosllavia dhe Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …