Po mbahet seanca për konfirmim ose jo e aktakuzës në rastin e quajtur, “Toka”

Po mbahet seanca për konfirmim ose jo e aktakuzës në rastin e quajtur, “Toka”

Po mbahet seanca për konfirmim ose jo të aktakuzës në rastin e quajtur “Toka”. Seanca është teknike, ndërkohë që gjyqtari ka treguar se është e mbyllur për publikun. “Para se të filloj dua të them për mediet se kjo është seancë teknike ku konfirmohet ose jo aktakuza, pra është teknike dhe e mbyllur për publikun dhe mediet. Por, ju mund të merrni disa sekuenca dhe të largoheni. Nëse do të ketë shqyrtim kryesor, do të keni mundësi të jeni pjesë e gjykimit”, ka thënë kryetari i trupit gjykues Arkadius Sadek. Në rastin “Toka” të akuzuar janë 40 persona në mesin e tyre, Azem Syla, ish deputeti i PDK-së, i cili po mbahet në paraburgim si dhe Fahredin Gashi, Shpresim Uka e të tjerë të dënuar edhe në rastin Bllaca.

Kontrolloni gjithashtu

Andrej Plenkoviq kritikon BE-në: Sulmin terrorist në Banjskë e injoroi sikur të mos kishte ndodhur

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka kritikuar Bashkimin Evropian për mungesë të reagimit serioz ndaj …