21 vjet nga masakra mizore e civilëve shqiptarë në Mejë të Gjakovës nga forcat policore e ushtarake serbe

Procedurat ligjore për krime të luftës, që ka kryer Serbia në Kosovë, kanë shkallë tejet të ulët të përfundimit me aktgjykime

Procedurat ligjore për krime të luftës, që ka kryer Serbia në Kosovë, vazhdojnë të kenë një shkallë të ulët të përfundimit me aktgjykime. Nga gjykatat në Serbi jan hetuar  57 të akuzuar, 25 janë liruar, ndërsa vetëm 11 janë dënuar me aktgjykimin përfundimtar. Vetëm 12 procedura lidhur me krimet e kryera në Kosovë kanë shkuar në Departamentin për Krime Lufte të Gjykatës së Lartë në Beograd, lidhur me masakrat e popullatës civile  nga Besiana, Theranda, Gjakova, Tërnja, Rudnica dhe Qyshku. Në mesin e të akuzuarve të dënuar, vetëm dy prej tyre janë shqiptarë, ndërsa numri i viktimave civilë shqiptarë që kanë marrë drejtësi në gjykatat serbe është I shërfillshëm. Vetëm 77 viktima janë përfshirë në procedurat që kanë përfunduar me aktgjykime përfundimtare në Serbi deri më tani. Pesë varreza masive janë zbuluar në Serbi, duke përfshirë 952 trupa të civilëve shqiptarë, me varrin më të madh në Batajnicë me 744 trupa të identifikuar. Kritikat adresohen edhe drejt Serbisë për mungesën e vullnetit politik dhe mbështetjes për të zgjidhur çështjet e krimeve të luftës ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe për të filluar përballjen me të kaluarën.

Kontrolloni gjithashtu

Don Agim Qerkini: Shqiptarët janë dëshmi e tolerancës dhe mirëqenies

Famullitari katolik Don Agim Qerkini ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës nga ku ka uruar …