leoni

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se ka ndaluar 5 persona për veprën penale: “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se ka ndaluar 5 persona për veprën penale: “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”. Mësohet se pas informatave të pranuara nga qytetarët, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka iniciuar dy raste të ndryshme që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit. Në rastin e parë ka ndaluar katër persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në rastin e dytë ka ndaluar një person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti me veprimet e tij ka kryer veprën penale: “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit i ka ftuar sërish qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Kelmendi

38 vjet nga rasti Aziz Kelmendi – ngjarja që tronditi Kosovën dhe Jugosllavinë

Më 3 shtator te vitit 1987 është vrarë, Aziz Kelmendi.  Ai kishte lindur në fshatin …