Prokuroria e Gjykatës Speciale fton për hetime edhe mjekun e luftës së UÇK-së, Fitim Selimi

Prokuroria e Gjykatës Speciale fton për hetime edhe mjekun e luftës së UÇK-së, Fitim Selimi

Në njoftimin e tij lidhur me ftesën që ka marrë nga Prokuroria e Gjykatës Speciale në cilësinë e të dyshuarit për veprimtarinë time në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mjeku i luftës Fitim Slimi  thotë se sot më fuqishëm më është rikthyer ndjenja e krenarisë për këtë periudhë më të ndritshme të jetës time. Fare mos të dyshojë askush dhe i siguroj unë të gjithë ata që duan të dinë, që në rrethanat e mos përmbushjes dhe mosrealizimit të popullit e vendit tim me të drejta e liri, me kushtrimin për luftën për çlirim, angazhimi dhe veprimi im me shokët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte kulmi i realizimit të identitetit tim personal, familjar e kombëtar dhe veprimi im më i ndërgjegjshëm të cilit nuk do t’ i ndryshoja asnjëherë asnjë moment dhe asnjë detal. Me besim e bindje të plotë në triumfin e së vërtetës së lavdishme për luftën tonë të drejtë ka nënvizuar mjeku i luftës Fitim Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Hyrja e mjekëve nga Serbia në veri është shkelje shumë e rëndë që i bëhet integritetit territorial të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe …