Në Qendra e Studentëve do të bëjë verifikimit e të gjitha e të studentëve se a janë të vaksinuar apo jo. Në të kundërtën ata duhet të kenë dëshmi se janë negativ, testim që duhet ta bëjnë çdo dy apo tri ditë, ka konfirmuar drejtori i kësaj qendre, Fatmir Sfishta. Ai thotë se janë duke i bërë të gjitha përgatitjet varësisht prej kapaciteteve që u lejohen, duke theksuar se do pranojnë aq studentë sa ju rekomandohet. Tutje Sfishta theksoi se në krahasim me vitin e kaluar ku qendra ka pasur numër më të vogël studentëve, në rast se tash vendoset që të mbushet numri i tyre, atëherë do jetë një sfidë sa i përket menaxhimit nga pandemia. Në rast të vendosjes së plotë të studentëve ai deklaroi se nuk do të ketë nevojë që të ketë staf shtesë, ngase shumica e tyre janë të vaksinuar.
		
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				