QKMK: Bashkatdhetarët tanë po të presin dy deri në katër orë për ta kaluar kufirin me Serbinë

Nga raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar mësohet se bashkatdhetarët tanë, që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, pasi kaluan pushimet në Kosovë, po vazhdojnë të presin dy deri në katër orë për ta kaluar kufirin me Serbinë. Në raportin e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar thuhet se pritjet më të gjata në orët e mbrëmjes janë regjistruar në vendkalimin në Mutivodë, ku bashkatdhetarët po presin katër orë, për të kaluar kufirin në dalje të Kosovës. Edhe në vendkalimet kufitare te Dheu i Bardhë, por pritet deri në tri orë në dalje të Kosovës, kurse në Jarinje dhe Merdar deri në dy orë. Në vendkalimin kufitar në Muçibabë ka pritje deri në një orë, për të kaluar kufirin. Ndërkohë, për të hyrë në Kosovë, në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, por edhe me vendet e tjera nuk ka pritje më të gjata se 10-15 minuta.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …