Radios Kosova e Lirë dhe Televizionit Dielli, iu ndanë Mirënjohje nga kryetari i Karaçevës së Poshtme, Selver Lenjani

Radios Kosova e Lirë dhe Televizionit Dielli, iu ndanë Mirënjohje nga kryetari i Karaçevës së Poshtme, Selver Lenjani

Për kontributin informativ, që i ka dhënë dhe po iu jep shqetësimeve të banorëve të Karaçevës, në Brezin Kufitar mes Kosovës e Serbisë, që vazhdimisht po mbahen në presion nga prania dhe provokimet e  forcave të xhandarmërisë serbe, të cilat e demonstrojnë  forcën e tyre, duke i shqetësuar e frikësuar banorët shqiptarë të fshatit, sot në ambientet e Radios Kosova e Lirë dhe Televizionit Dielli ka qëndruar Kryetari i Bashkësisë Lokale i fshatit, Karaçevë e Poshtme, Selver Lenjani, me ç rast u ka ndarë Mirënjohje dhe i ka falënderuar për punën dhe përcjelljen e informatave nga Brezi Kufitar në Karaçevë.

Mirënjohjet u ndanë në vigjilje të Festave te Nëntorit.

Radio Kosova e Lirë dhe Televizionit Dielli janë zotuar se, ashtu si deri tani do të vazhdojnë ta përkrahin pa rezervë dhe të sensibilizojë opinionin  sa më shumë në  zgjidhjen e kësaj çështjeje, që është jetike për banorët shqiptarë të këtij fshati.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …